Erion Isai del pas dy orësh nga SPAK, asnjë koment për gazetarët

Kryetari i bashkisë së Kolonjës, Erion Isaj ka dalë pas rreth dy orësh nga ambientet e SPAK, teksa dy muaj më pari ai u mor i pandehur për dy tendera.

Pasi doli nga Prokuroria e Posaçnme, kryebashkiaku socialist nuk pranoi që të fliste për gazetarët.

Në shtator të këtij viti, Isai u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankade publike” për ndërtimin e një ujësjellësi dhe një tjetër për ndërtimin e rrugës Korçë–Ersekë.

Mësohet se SPAK ka në dorë bisedat e Isait me vartësit e tij ku tregohen si plotësohen dokumentet ku janë konstatuar dhe shkeljet.

SPAK e ka regjistruar procedimin penal në 29 shkurt të 2024, pas kallëzimeve të bëra në dy raste të ndara nga qytetarët R.N dhe E.Xh, të cilat më pas janë bashkuar për shkak të objektit të përbashkët të hetimit.