Erald Kapri

Në fillim ishte luga e floririt, pastaj çeku i bardhë, tani nafta e Shpiragut

Prej nga fillimi, shprehitë popullore janë përdorur nga politika për të propaganduar mesazhin. Para lufte, shprehitë e lugës, ishin më të përdorurat nga njerëzit, kur nënkuptonin nëse një punë kishte benefit apo jo. “Lugë bosh”, luga plot”, “me lugë në brez”, ishin disa prej këtyre batutave.

Nisur nga kjo, kur komunistët nisën propagndën e madhe në Shqipërinë e luftës dhe pas saj, një ndër premtimet ishte se shqiptarët “do hanë me lugë floriri”. Por luga e floririt u kthye në një lugë bosh, skamje, diktaturë dhe rrënim total.

Me ardhjet e pruralizmit politik, Shqipëria ishte ndër vendet më të varfëra të globit.

Hapja me botën pritej nga shqiptarët si një mundësi e madhe për të shuar urinë dhe larguar varfërinë. E teksa pritja ishte kthyer në makth, Gramoz Pashko, ministër Ekonomike në qeverinë e stabilitetit nga PD, i këput një mufkë, mbi një çek të bardhë plot me para që do vinte nga perëndimi. Historia e çekut të bardhe u kthye në batutën e tranzicionit, ku premtimet e politikës cilësohehsin si “çeku i bardhë i Pashkos”.

Vijmë në ditët e sotme ku Shqipëria ndodhet në një stanjacion të madh politik dhe ekonomik.

Vendi po përballet me një emigracion shkatërrues, ekonomia po dominohet nga pak duar dhe nga paratë e zeza të krimit, si dhe nga skandalet e shumta korruptive të qeverisë. Dhe në mes të këtyre, kryeministri Rama premton lugën e floririt dhe çekun e bardhë me naftën në Shpirag. Sado naftë të dalë në Shpirag, sërish luga do ngelet bosh ndërsa çeku i bardhë nuk do mbushet kurrë.

Teksa Shpiraku po bëhet si luga e floririr, në fakt, nafta shqiptare ka qënë një një histori mallkimi.

Në fillim të viteve 20, në Shqipëri u zbulua për herë të parë naftë. Ishin italianët e AIPA ata që nisën të shfrytëzojnë Kuçovën, me një total prej 200 mijë ton që shkonte në Itali.

Gjatë komunizmit, u kryhen kërkime të mëdha dhe në vitin 1974, Shqipëria nxorri 2.2 ton naftë. Por marria e diktatori çoi në pushkatim inxhinjerët më të mirë të naftës, si Koço Plakun. Pas viteve 90, industria shqiptare e naftës u kthye në një skemë mashtrimi dhe vjedhjeje.  Sot Shqipëria nxjerr 1 milionë ton naftë nga nëntoka e saj, por nuk fiton asnjë lekë. E gjithë nafta eksportohet ndërsa nuk raportohen fitime nga koncensionarët. Më shumë se sa bekim, nafta shqiptare u kthye në mallkim.

Kryeministri Rama, prej 10 vitesh në pushtet, kurrë nuk u mor me koncensionet abuzive të naftës shqiptare, madje ai shkatërroi rafinerinë e Ballshit. Madje, Rama dha të tjera leje në rafineri tek kompani shqiptare të cilat e punuan rafinerinë dhe nuk paguan kurrë taksa e duke lënë dhjetëra mijëra punonjës pa paga dhe në varfëri të plotë.

Sot, duke iu shmangur llogaridhënies, premtohet diçka që dihet se do jetë lugë bosh.

Te ngjashme