Dhe prapë Qeveria do fitojë në Kukës!
Skandali i kryetarit të Bashkisë së Kukësit është shumë dimensionësh.
Kryetari i Bashkisë, jo vetëm që shkeli rëndë detyrën, duke kryer akte të turpshme seksuale në zyrën publike, por në reagimin e tij gjeti kohë të sulmojë edhe opozitën duke e cilësuar ngjarjen një kurth ndaj tij të mirëmenduar.
Safet Gjici nuk kërkoi falje. Por më rëndë akoma, as kryeministri Rama, që e promovoi dhe e vendosi kandidat, nuk kërkoi falje.
Më e rënda do vijë më pas. Tashmë që pritet të shpallen zgjedhjet e parakohshme për kryetar bashkie në Kukës, ato do i fitojë sërish qeveria. Në zgjedhjet e 14 majit, Safet Gjici kishte përballë një kandidat që ishte model krejt tjetër, një mjek I respektuar por që humbi.
Dhe ky është problemi. Që përballë një modeli si Gjici, qytetarët e Kuksit nuk mundën dot që të zgjedhin një model të pastër.
Skandali i Gjicit na tregon më së miri se si është dorëzuar shoqëria shqiptare përpara këtij modeli halabaku.