Është identifikuar dhe arrestuar autori i vrasjes së 81 vjeçarit Xhemal Meta, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë. I moshuari u gjet i pajetë në oborrin e shtëpisë së tij në Zall-Bastar dhe paraprakisht u dyshua për një vdekje për shkaqe natyrale.
Por policia kishte dyshime se në fakt ishte një vrasje dhe ekspertiza mjeko-ligjore zbuloi se 81 vjeçari kishte shenjë në pjesën e pasme të kokës, që ishte shkaktuar nga sende të forta.
Sot policia njofton se autor është Isuf Hasa, i cili është vënë në pranga teksa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Ndaj Hasës rëndon vepra penale “Vrasje me dashje”.