Një aksident pune me pasojë vdekjen e një 50 vjeçari është regjistruar pak pas mesdite në Durrës. Policia njofton se Dritan Nasufi është dëmtuar nga një makineri gjatë punës, në një firmë për përpunimin e duraluminit.
50 vjeçari është dërguar në spital, por ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Durrës/Informacion paraprak/ Rreth orës 13:00, në lagjen nr. 14, në ambientet e një firme për përpunimin e duraluminit, dyshohet se aksidentalisht është dëmtuar nga një makineri, gjatë punës, shtetasi D. N., 50 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.