EMRI/ Trafikoi 700 pako me kanabis, 48 vjeçari ekstradohet nga Greqia

Një 48-vjeçar i dënuar me 6 vite burg për trafik droge 8 vite më parë, është ekstraduar nga Greqia drejt vendit tonë.

48 vjeçari Surja Sinani, është dënuar nga Gjykata e Gjirokastrës me 6 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

48-vjeçari në bashkëpunim me persona të tjerë, është kapur duke transportuar rreth 700 pako me cannabis sativa, me peshë totale rreth 837 kilogramë.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve ekzekutuan vendimin penal të datës 05.04.2016, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridikionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar Surja Sinani, 48 vjeç, i lindur në Gjirokastër, i cili u ekstradua, ditën e djeshme, nga Greqia në Shqipëri.

Gjykata e Gjirokastrës e ka dënuar këtë shtetas, me 6 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Në vitin 2014, shtetasi Surja Sinani, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, transportonte rreth 700 pako me cannabis sativa, me peshë totale rreth 837 kilogramë.

48-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme”, njofton Policia.