EMRI/ Shkoi për pelegrinazh në malin e Tomorit, pranga 46-vjeçarit të skeduar nga SPAK

Policia e Durrësit, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, kanë arrestuar në amlin e Tomorrit 46-vjeçarin Dorian Beu.

Ai ishte një emër i skeduar nga Policia pasi ishte shpallur në kërkim për disa vepra penale në fushën e narkotikëve dhe krimit të organizuar.

Sipas policisë, Beu ishte në ndjekje që nga viti 2023, pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kishte lëshuar ndaj tij masën “Arrest në burg” për veprat penale: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave kriminale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Materialet i janë referuar SPAK për hetime të mëtejshme.