EMRI/ Parandalohet vrasja për hakmarrje, arrestohet vëllai i 40-vjeçarit të ekzekutuar në korrik

Policia e Lezhës parandalon një vrasje, që dyshohet se do kryehej për hakmarrje për vrasjen e Ilir Gjinit, në korrik të këtij viti.

Në pranga ka përfunduar shtetasi Emanuel Gehard, alias Basha, alias Lika, vëllai i Gjinit, me precedent për përfshirje në ngjarje kriminale të mëparshme. 

Siç njoftojnë blutë e Lezhës, 37-vjeçari lëzite i armatosur dhe me automjet të blinduar.

Gjatë kontrollit fizik, 37-vjeçarit iu gjet 1 armë zjarri automatike tip “Skorpion” me një krehër me 16 fishekë.

Njoftimi i policisë:

DVP Lezhë/Inteligjenca kriminale parandalon një tjetër vrasje, dyshohet për hakmarrje për vrasjen e shtetasit I. Gj., 40 vjeç, kryer më datë 9 korrik, në Kurbin.

Finalizohet operacioni i koduar “Argos”.

Lëvizte i armatosur dhe me automjet të blinduar, me targa gjermane, arrestohet në Fushë Milot, vëllai i 40-vjeçarit.

I arrestuari, shtetas me precedent kriminal.

Sekuestrohen 1 armë zjarri automatike tip “Skorpion” municion luftarak dhe automjeti tip “Mercedes-Benz ML”.

Si rezultat i monitorimit permanent të situatës në qark, nëpërmjet punës intensive operative dhe kontrolleve, si dhe si rezultat i analizimit dhe ndjekjes në dinamikë të ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, me qëllim parandalimin e ngjarjeve të lidhura me to dhe parandalimin e krimeve në përgjithësi, specialisët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit Operacional të Hetimit dhe me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, finalizuan operacionin e koduar “Argos”.

Në kuadër të operacionit u parandalua një vrasje, dyshohet për hakmarrje në lidhje me vrasjen e shtetasit I. Gj. alias I. L. alias I. K. alias I. N., 40 vjeç, kryer më datë 09.07.2026, në Kurbin.

Po në kuadër të operacionit u arrestua shtetasi E.(G.) B.(L.), 37 vjeç, banues në Kurbin, me precedent për përfshirje në ngjarje kriminale të mëparshme (vëllai i 40-vjeçarit)

Automjeti tip “Mercedes-Benz ML”, i blinduar dhe me targa gjermane, që drejtonte 37-vjeçari, u ndalua në Fushë Milot. Gjatë kontrollit fizik, 37-vjeçarit iu gjet 1 armë zjarri automatike tip “Skorpion” me një krehër me 16 fishekë.

Vijojnë intensivisht hetimet dhe puna policore, për kapjen e autorit të vrasjes së 40-vjeçarit, si dhe për dokumentimin e rrethanave të saj.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.