EMRI/ Ky është 25 vjeçari që abuzoi seksualisht me 11 vjeçaren në Tiranë, zbulohen mesazhet në telefon

Ramis Hysenji është 25 vjeçari që u arrestua ditën e djeshme në Tiranë, pasi ka abuzuar sekeualisht me një vajzë 11 vjeçe.

Ai akuzohet gjithashtu se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, nënës së vajzës me të cilën abuzoi seksualisht. Ndërkohë detaje të reja kanë dalë nga hetimi për këtë çështje. Mësohet se Hysenjit iu sekuestrua celulari dhe nga komunikimet me të miturën u zbulua se kishin kryer marrëdhënie sekuale.

Pas zbërthimit të mesazheve, është shoqëruar edhe vajza e mitur, e cila ka treguar në prezencën e psikologes se si është ngacmuar nga 25 vjeçari disa muaj më parë, si dhe komunikimet që kanë patur në telefon.