EMRI/ Kush është astrologu i njohur nga Korça që i dha fund jetës, u hodh nga kati i shtatë i një pallati

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Korçë ku një 53 vjeçar i dha fund jetës duke u hedhur nga tarraca e katit të shtatë të një pallati. Burime për mediat bëjnë me dije se viktima është identifikuar si Jofiel Koço, i njohur si astrolog.

Policia njoftoi se ngjarja u regjistrua mëngjesin e sotëm në afërsi të Pazarit të Korçës, ndërsa nuk dihen shkaqet që e çuan 53 vjeçarin drejt vetëflijimit.

Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr.8, dyshohet se është vetëhedhur nga tarraca e katit të shtatë të një pallati, shtetasi J. K., 53 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.”, thuhet në njoftimin e policisë.