Vrasje në Shkodër. Në orët e para të mëngjesit të së dielës, një qytetar është gjetur i vrarë brenda makinës së tij në fshatin Dragoç të Postribës. Viktima është idetifikuar si Ramazan Mataj nga fshati Dragoç.
Paraprakisht raportohet se Mataj është qëlluar me armë zjarri nga jashtë makinës.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 07:15, në fshatin Dragoç, në rrugë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip Benz, me drejtues shtetasin Ramazan Mataj, 33 vjeç, banues në Dragoç, Shkodër, i cili ka humbur jetën.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.