EMRI/ Dyshim për blerje vote në Lushnjë, vihet në pranga një 38 vjeçar

Një 38 vjeçar është arrestuar në Lushnjë me dyshimin se po blinte vota në këmbim të lekëve. Policia njofton se i arrestuari është Marin Leka, i cili i ka marrë një shtetasi, kartën e identitetit, si dhe i ka premtuar dhënien e një shume parash, me qëllim blerjen e votës në favor të një subjekti politik.

Lidhur me rastin, materiale procedurale i kaluan SPAK-ut, e cila këto zgjidhje ka ngritur Task-Forcën për hetimin e krimeve zgjedhore.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin M. L., 38 vjeç, banues në Lushnjë, për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Marrja dhe përdorimi i paligjshëm i dokumentit të identifikimit”.

Nga hetimet e kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, dyshohet se shtetasi M. L. i ka marrë një shtetasi, kartën e identitetit, si dhe i ka premtuar dhënien e një shume parash, dyshohet me qëllim blerjen e votës në favor të një subjekti politik, pjesëmarrës në zgjedhjet parlamentare të datës 11.05.2025.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprime të mëtejshme.