Arrestohet në Rinas një 57-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme.
Policia pohon se 57-vjeçari u arrestua teksa tentonte të hynte në territorin e Republikës së Shqipërisë, ndonëse ishte shpallur në kërkim nga autoritetet ligjzbatuese.
Bëhet fjalë për Gëzim Stërkeshin, i dyshuar si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal dhe i akuzuar për “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë”
Arrestimi i tij u bë i mundur falë intervistimeve të detajuara të kryera nga Policia Kufitare e Rinasit, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Departamentin e Policisë Kriminale.
Nga verifikimet u vërtetua se ndaj 57-vjeçarit ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO)