EMRI/ E rëndë në Vlorë, po punonte te gurorja e fshatit, humb jetën 24 vjeçari

Një tjetër aksident me vdekje në vendin e punës është regjistruar këtë pasdite në Vlorë. Mësohet se viktimë ka mbetur 24 vjeçari Jurgen Vesha, i cili ishte duke punuar në një gurore në fshatin Brataj të Selenicës.

I riu, dyshohet se aksidentalisht gjatë punimeve me skrep, është dëmtuar nga gurët dhe si pasojë ka humbur jetën.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur rrethanat e saj.

Rreth orës 15:30, në fshatin Brataj, Selenicë, shtetasi J. V., 24 vjeç, punëtor në guroren e këtij fshati, dyshohet se aksidentalisht gjatë punimeve me skrep, është dëmtuar nga gurët dhe si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë