Policia e Tiranës ka zbuluar një magazinë në “Myslim Keta” ku mbahej një sasi e madhe kanabisi dhe përgatitej për shitje në doza.
Për këtë rast janë arrestya Xhoi Zina, Redion Kuqi, Erdi Gjiriti, Ardit Citaku dhe Angjelina Koçi.
Hetimit zbuluan se sasia e lëndës narkotike është transportuar nga Sukthi në Tiranë nga Xhoi Zina, në bashkëpunim me Angjelina Koçin.
Policia sekuestroi 9 kilogramë kanabis, Kokaine, 2 armë zjarri, 2 armë të ftohta, 2 automjete, 6 celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrjetit, ndarjen e përgjegjësive dhe lidhjet e mundshme të personave të tjerë me të arrestuarit.