EMRAT/ Zbardhet skema e mashtrimit të 37 vjeçarit, vidhte makinat luksoze që merrte me qira dhe i shiste, nis hetimi edhe për një notere

Një 37 vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës, pasi merrte makina me qira, të cilat i shiste më pas.

Kreshnik Drishte kishte krijuar në skemë, ku dhjetëra makina luksoze të cilat i merrte me qira nuk i dorëzonte më. Sipas hetimeve, ai i shiste këto mjete tek persona të tjerë me kontratë noteriale dhe për të kryer këtë veprimtari kriminale, procedurat i kryente në zyrën e noteres Xhoana Omari.

Nga hetimet e bluve, rezultoi se kontratat ishin të rregullta dhe tek shitësi vendosej firma e pronarit real të makinës, e cila falsifikohej.

Krimi ekonomik ka marrë në pyetje noteren, e cila ka dëshuar se nuk e kishte idenë se kontratat e lëshuara prej saj ishin me firmë të falsifikuar duke u justifikuar se me klientin e saj Kreshnik Drishtin kishte kohë që bashkëpunonte dhe kishte mirëbesim.

Megjithatë ajo po hetohet në gjëndje të lirë nga hetuesit. Policia ende nuk ka arritur që të arrestojë 37 vjeçarin, ndërkohë që dyshohet se ai është larguar jashtë vendit