Nuk kanë munguar surprizat në emrat e drejtuesve politikë të Partisë Socialiste për zgjedhjet e vitit 2025. Kryeministri Rama ka njoftuar sot se cilët do të jenë ata që do të udhëheqin fushatat në çdo qark.
Në Tiranë nuk ka patur surpriza, me Erion Veliajn, Elisa Spiropalin dhe Ogerta Manastirliun që do të kenë detyrë e maksimizimit të votave në qarkun më të madh ën vend. Në Durës drejtimi i ëhstë besuar kryebashkiakes Emirjana Sako, ndërsa në Shkodër drejtimin e ka marrë Benet Beci, por kryetar bashkie.
Ministri Ulsi Manja ëhstë transferuar në Lezhë, ndërsa në Kukës Rama ka vendosur një politikan me eksperiencë siç është Pandeli Majko. Surpriza në Elbasan, ku pavarësisht se përflitej për një rikthim të Ballës, ky qark problematik i është besuar një ministri të ri si Arbian Mazniku.
Lexo edhe: Rama nis spastrimin e partisë, gardën e vjetër e çon drejt “gijotinës” në zgjedhjet e vitit 2025
Belinda Balluku ka marrë drejtimin e Fierit duke zëvendësuar Taulant Ballën, me këtë të fundit që është deleguar drejtues politik për diasporën, pasi në këto zgjedhje do të votojnë edhe emigrantët.
Niko Peleshi nuk lëviz nga Korça, ndërsa në Gjirokastër do të drejtojë Mirela Kumbaro. Berat i është besuar kryebashkiakut Ervin Demo, një zgjedhje surprizë e Ramës, ndërsa në Vlorë drejton Bledi Çuçi. Ka vend edhe për Blendi Gonxhjan, që do të ketë drejtimin e qarkut të Dibrës.
Lista e plotë:
Tiranë: Elisa Spiropali, Erion Veliaj, Ogerta Manastriliu
Durrës: Emirjana Sako
Shkodër: Benet Beci
Lezhë: Ulsi Manja
Kukës: Pandeli Majko
Elbasan: Arbian Mazniku
Fier: Belinda Balluku
Korçë: Niko Peleshi
Gjirokastër: Mirela Kumbaro
Berat: Ervin Demo
Vlorë: Bledi Cuçi
Dibër: Blendi Gonxhja
Drejtues politik për Diasporën: Taulant Balla