Një 32 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi dy muaj me parë plagosi me armë një taksist për vendin e parkimit.
Policia bëri me dije sot se prangosi të kërkuarin Franci Canaj, për akuzën e plagosjes së rëndë me dashje të Gerald Hoxhës.
Ngjarja u regjistrua më 9 prill të këtij viti ku Canaj qëlloi në këmbë taksistin Gerald Hoxha pas sherrit se i kishte zënë vendin e parkimit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Tiranës, për ndalimin e shtetasit F. C., 32 vjeç, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Ai akuzohet se më datë 09.04.2025, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur në këmbë, me armë zjarri, shtetasin G. H., 29 vjeç.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”- njoftoi policia.