EMRAT/ Përpalsen dy automjete në Thumanë, një i vdekur dhe tre të lënduar

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Fushë Krujë- Thumanë.

Mediat raporotjnë se dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën dhe për pasojë një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur.

Paraprakisht, raportohet se viktimë e aksidentit ka mbetur Bedrie Saja. Të lënduarit Malvina Kani, Idriz Saja, dhe Lindita Saja janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes tragjike.