EMRAT/ Parkuan makinën në mes të rrugës dhe kundërshtuan efektivët, arrestohen tre të rinjtë në gjendje të dehur në Laç

Tre të rinj janë arrestuar në gjendje të dehur mesnatën e djehsme në Laç, pasi kanë parkuar makinën në mes të rrugës dhe kanë vendosur muzikë me volum të lartë, duke shqetësuar banorët e zonës.

Mësohet se në pranga kanë rënë Agron Sufa, Klodian Lika dhe Algys Rica, të cilët kanë kundërshtuar edhe efektivët e policisë kur këta të fundit kanë ndërhyrë për t’iu lëvizur automjetin dhe për të ndaluar zhurmën.

Njoftimi i Policisë:

Parkuan automjetin e tyre në mes të rrugës në Laç, si dhe nën efektin e pijeve alkoolike, prishën qetësinë publike, arrestohen në flagrancë 3 shtetas, të cilët kundërshtuan punonjësit e Policisë që ndërhynë për t’iu lëvizur automjetin dhe për të ndaluar zhurmën.

Oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasit A. S. 24 vjeç, K. L. 24 vjeç dhe A. R. 23 vjeç, të tre banues në Kurbin, pasi mesnatën e djeshme, kanë parkuar automjetin e tyre në mes të rrugës kryesore të Laçit dhe dyshohet se nën efektin e pijeve alkoolike, kanë shkaktuar zhurmë duke vënë muzikë të lartë në automjet, sjellje e cila ka shqetësuar banorët e zonës.

Gjithashtu, të tre këta shtetas kanë kundërshtuar punonjësit e patrullës së përgjithshme të Komisariatit të Policisë Kurbin, të cilët kanë ndërhyrë për të lëvizur automjetin dhe për të marrë masa për largimin e tyre.