EMRAT/ Nga SHBA, Kanadaja dhe Anglia, kush janë 3 kandidatët favoritë të PS për Diasporën

Teksa pak orë na ndajnë nga përfundimi i afatit ku partitë politike di të dorëzojnë në KQZ listat me emrat e kandidatëve më 11 Maj, në media janë publikuar emrat potencialë të Partisë Socialiste nga Diaspora.

Njëri prej tyre është kardiologu, Kristo Papa, i cili jeton në Londër dhe pritet të futet në listën e mbyllur të qarkut të Fierit.

Një tjetër emër është Erinda Aliaj nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila pritet të jetë në listën e mbyllur të Vlorës.

Eduard Zadrimi nga Kanadaja pritet të kandidojë në Shkodër, ku do të jetë në listën e mbyllur.

Megjithatë këto emra pritet që të marrin konfirmimin në takimin që kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot pasdite me atë që njihet ndryshe si Këshilli i Diasporës. Më pas ai do të mbledh Kryesinë e PS dhe do të merret vendimi përfundimtar për emrat që PS do të çojë në KQZ.