EMRAT/ Makina bie në humnerë, humb jetën shoferi i mjetit në Bulqizë, 3 të plagosur në Belsh

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Ura e Çerenecit- Ostren, në afërsi të Bulqizës. Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë. Pas pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, 63 vjeçari Kujtim Beqiri ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë pasagjeri që ndodhej në mjet.

Ndërkohë një tjetër aksident ka ndodhur në fshatin Dragot të Belshit ku janë plagosur tre persona. Bëhet me dije se automjeti me drejtues shtetasin Henrik Xherimeja, 21 vjeç ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Përveç 21 vjeçarit, të plagosur kanë mbetur edhe Saimir Kamberaj dhe Paula Mema. Kjo e fundit ka pësuar dëmtime në kokë dhe është transportuar me urgjencë për në Spitalin e Beratit dhe më pas për në Spitalin e Traumës në Tiranë. Ndërkohë dy të plagosurit e tjerë po mjekohen në Spitalin e Beratit dhe janë jashtë rrezikut për jetën.