EMRAT/ Gjykata e Posaçme jep 32 vjet burg për 4 anëtarë të një grupi kriminal

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar me 32 vite në total, 4 anëtarë të një grupi kriminal.

Ata kryenin trafikim të lëndëve narkotike në disa vende të Bashkimit Europian.

Të dënuarit janë: Klajdi Dervishi alias Klajdi Pelinku, alias Bruno Pavoti, me 8 vite burg, Arteid Musallari 8 vite burg, Eltion Dani dënohet me 8 vite burg, Nikolin Noku alias Nikolin Martini, alias Nike/Nik Martini dënohet me 8 vite burg.

Sipas, GJKKO thotë se ky grup trafikonte lëndë narkotike deri në vendet Skandinave dhe më pas fitimet e aktivitetit transportoheshin me linja autobusësh drejt Shqipërisë, për t’u pastruar në investime brenda vendit.

Dosja ndaj tyre ishte dërguar për proces prej shtatorit të vitit të kaluar.