Emrat/ Dhunonte bashkëjetuesen dhe fëmijën e saj të mitur, në pranga 45 vjeçari. Arrestohet edhe babai i tij

Një 45 vjeçar është arrestuar në Cërrik pasi ka rrahur bashkëjetuesen dhe fëmijën e saj të mitur, ndërsa në pranga ka rënë edhe babai i dhunuesit.

Vathi Kullolli është kallëzuar nga bashkëjetuesja e tij se ajo dhe fëmija i saj i mitur dhunoheshin dhe kanoseshin për jetën nga 45 vjeçari, ndërsa policia e ka kapur dhe vënë në pranga.

Gjithashtu është arrestuar edhe babai i tij Zyfer Kullolli, 71 vjeç, 71 vjeç, pasi nga kontrolli në banesën dhe në automjetin e tij, Policia ka gjetur dhe sekuestruar me cilësinë e provës materiale, 2 kallëpe tritoli, 1 armë zjarri pushkë, 1 armë gjahu, municion luftarak dhe 1 mjet prerës (thikë).

Me qëllim trajtimin e plotë të këtij rasti, kallëzueses dhe fëmijës së saj të mitur iu janë plotësuar kërkesëpaditë për urdhra të mbrojtjes së menjëhershme dhe janë dërguar në qendrën sociale “Forumi i Gruas”, Elbasan, për të marrë asistencën e nevojshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.