EMRAT/ Arrestohen 4 shqiptarë në Greqi, kishin ngritur parcelën me kanabis në ishullin e njohur

4 shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke pasi kishin ngritur një parcelë me kanabis në ishullin grek, Evia.

Të arrestuarit janë Edvin Xhaferi 45 vjeç nga Delvina, Mustafa Gjolleshi 36 vjeç nga Lazarati, Robert Laraj 37 vjeç nga Libohova dhe Ardian Shaipi 51 vjeç nga Tirana.

Policia greke kishte siguruar informacion se prej muajit prill të këtij viti, se Gjolleshi dhe Xhaferi, kishin ngritur një grup kriminal duke kultivuar në një zonë pyjore në Manikia të ishullit Evia në Greqi, një parcelë me kanabis sativa.

Pas kontrolleve u gjetën të kultivuara në 6 zona 1061 bimë narkotike kanabis, nga të cilat 103 në forma plastike si dhe dy çadra të ngritura enkas dhe pajisje për ujitjen e bimëve të furnizuara nga një burim.

Xhaferi dhe Gjolleshi ishin përgjegjës për organizimin e kultivimit të fidanëve të drogës, furnizimin dhe transportin e pajisjeve dhe furnizimeve nëpërmjet bashkëpunëtorëve në zonën e plantacionit si dhe transportin e drejtpërdrejtë të bashkëpunëtorëve të tyre në zonë, Laraj merrej me kujdesin e bimëve ndërsa Shaipi me transportin e anëtarëve të grupit dhe furnizimeve duke përdorur mjetin e kompanisë ku punonte.