Një elektricist është rrëzuar nga shtylla gjatë punës së tij në nënstacionin elektrik. Sipas informacionit paraprak nga policia, aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:00.
Elektricisti 58 vjeç, dyshohet se ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar nga shtylla, duke pësuar lëndime. Grupi hetimor po kryen verifikimet për zbardhjen e rrethanave.
Kuçovë/Informacion paraprak:
Rreth orës 15:00, tek nënstacioni elektrik në Kuçovë, dyshohet se aksidentalisht, duke punuar, është rrëzuar nga shtylla elektriçisti shtetasi V. K., 58 vjeç, i cili është transportuar në spital, ku po merr mjekim. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.