Një 61-vjeçar i idetyifikuar si Piro Prroni u ekzkutua mbrëmjen e djeshme në fshati Abat në Dukagjinë.
Pak orë pas ngjarje kriminale, autori i dyshuar i krimit Ndoc Maçaj është vetëdorëzuar në polici.
“Dyshohet se vrau me armë zjarri pistoletë, 61-vjeçarin, për motive të dobëta, arrestohet 58-vjeçari, i cili u vetëdorëzua disa orë pas ngjarjes, bashkë me armën e krimit. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit vunë në pranga shtetasin N. M., 58 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, njofton policia.
Vrasja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti të çastit.
Autori është arrestuar dhe akuzohet për “vrasje me dashje” dhe “mbajtje pa leje të armës”, ndërsa dorëzoi edhe armën e krimit.
Ngjarja ndodhi në një zonë të thellë malore.