Pamje të trishta vijnë nga Parku Pyjor i Pishporos në Fier, ku prej 9 ditësh pyjet digjen nga flakët. Me ndërhyrjen e dy avionëve që erdhën si ndihmë nga Greqia, zjarret janë shuar por dëmi i shkaktuar është katastrofik.
Flakët kanë shkrumbuar sipërfaqe të konsiderueshme hektarësh pyjorë duke shkaktuar kështu një katastrofë të madhe mjedisore.
Prej ditësh emergjencat kanë hasur vështirësi për shuarjen e zjarrit, dhe një helikopter që shërbente për ndërhyrje nga ajri sipas shefit të zjarrfikëses Haki Çako nuk mund të ngrihej pasi duhej respektuar një periudhë pushimi. Kjo tregon edhe njëherë gjendjen e mjerueshme të një shteti që nuk investon për të blerë as një avion, të domosdoshëm për situata të tilla.
Deri tani nuk asnjë të dhënë për shkaqet e zjarrit edhe pse policia po heton të dhënat për një zjarr të qëllimshëm. Zjarri ende vazhdon ne disa vatra, por emergjencat civile raportojnë se zjarri është i lokalizuar.
Ndërkohë sipas ambientalistit Sazan guri zjarri ishte i qëllimshëm dhe i shërben pronarëve që duan favore urbane, për të ndërtuar.