Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në minierën e Bulqizës, ku si pasojë e një shpërthimi gazi janë plagosur 3 minatorë.
Mësohet se minatorët Rrahim Karaj, Asllan Çakalli dhe Trifon Snalla kanë marrë plagë të rënda dhe janë nisur menëherë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, teksa fatmirësisht raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që minatorët e tjerë janë evakuuar menjëherë.
Nga Policia e Shtetit nuk ka ende një reagim zyrtar, por po hetohet për të zbardhur shkaqet që çuan në këtë ngjarje të rëndë, që fatmirësisht nuk solli viktima.