Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Lushnjë ku një 86 vjeçare është gjetur e vdekur. E moshuara ishte larguar një ditë më parë nga banesa e saj, ndërsa sot ajo është gjetur pa shenja jete në një kanal në fshatin Eskaj, të Lushnjes.
Nga hetimet dyshohet se kjo shtetase është rrëzuar aksidentalisht, ka rënë në kanal dhe për pasojë është mbytur.
“Në vijim të informacionit të dhënë dje, për largimin nga banesa të shtetases Dh. M., 86 vjeçe, informojmë se ajo është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, në një kanal në fshatin Eskaj, Lushnjë. Nga hetimet dyshohet se kjo shtetase është rrëzuar aksidentalisht, ka rënë në kanal dhe për pasojë është mbytur.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.