E RËNDË/ Aktivisti i Adriatik Lapajt kërcënon Endri Shabanin: Daja do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q***t motra (AUDIO)

Mandati i vetëm i Nismës Shqipëria Bëhet ka futur në përplasje të forta Adriatk Lapajn dhe Endri Shabanin, pasi daja i këtij të fundit vendosi të hiqte dorë nga refuzimi i mandatit në KQZ.

Pas akuzave ndaj njëri-tjetrit në rrjete sociale dhe në studio televizive, tashmë është publikuar një audio ku kërcënohet Endri Shabani dhe daja i tij.

Një aktivist i Shqipëria Bëhet që drejtohet nga Adriatik Lapaj, ka kërcënuar me anë të një audio mesazhi Endri Shabanin, duke i thënë se daja i tij do ta paguajë shtrenjtë, dhe duke përdorur edhe fjalë banale dhe sharje të rënda.

Vetë Endri Shabani e kishte përmendur një kërcënim në postimet e tij në rrjetet sociale, teksa tashmë është publikuar edhe ky mesazh, me situatën që duket se ka agravuar shumë, dhe shkak për këtë është bërë 1 mandat deputeti.

“O Endri, më dëgjo. Dole shumë i pabesë, po ta thotë shoku jot kjo. Do të kushtojë rëndë kjo, do të kushtojë jashtë mase rëndë. Ne nuk do ta lëmë kurrë Adriatikun vetëm. Adriatiku mbrapa ka një ushtri të tërë. Po ti me ato nën rrogozet e tua, bashkë me dajo p***motrën, që do ta gjej se s’ka ku në p*** të motrës të vejë. Të futëm në gjirin tonë se të besuam, por dolët shumë të pabesë. Do shihemi së shpejti. Dajua s’ka ku në p**** të motrës të futet njëherë. Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q**** motra.

Audio e publikuar nga emisioni Piranjat: