Alma Kaçi ka dhënë dëshminë e saj të plotë në Prokurorinë Speciale pas arrestimit të ish kreut të Bashkisë së Kukësit, Safer Gjici.
E akuzuar për korrupsion aktiv dhe në arrest shtëpia, Alma Kaçi ka dhënë versionin e saj të plotë të ngjarjes. Ajo pranon se ka kryer seks ne zyrën e kreut të bashkisë duke pohuar se u bë me pëlqimin e palëve.
Me pretendimin për të fituar një projekt nga Bashkia, Alma Kaçi pranon më tej se akti i turpshëm u bë para bisedës për projektin.
Më poshtë, dëshmia e plotë në SPAK:
“Kur m’u dha mundësia, fola me kryetarin e Bashkisë shtetasin Safet Gjici një ditë më parë dhe lashë takimin për ditën e nesërme në orën 10:00 të mëngjesit. Ditën që shkova kisha marrë me vete në një çantë dhe dosjet me projektin që kërkoja nga Bashkia Kukës në lidhje me qentë.
Ndërkohë dhe shtetasi Safet Gjici më shkruajti të shkoja në 9 e 30 dhe u nisa të shkoja në zyrën e tij. U futa në zyrën e kryetarit ku kisha me vete çantën me dokumente dhe pijen në kuti kartoni. Telefonin dhe çelësat e makinës i lash tek sekretaria.
Pasi hyra në zyrë lashë mbi tavolinë dokumentet në dosje që kisha përgatitur dhe kryetari më tha “Leri aty se flasim pastaj”.
Unë i lashë dokumentet mbi tavolinë dhe çka ka ndodhur më pas është ajo çka qarkulluar në rrjetet sociale, videoja ku dukem unë duke kryer akt seksual me kryetarin e Bashkisë.
Këtë herë veprimi i kryer nga ana ime nuk ishte me detyrim, pasi unë jam single dhe po mendoja se mos ndoshta shtetasi Safet Gjici kishte filluar të kishte një pëlqim për mua. Pasi ka përfunduar akti i cili shfaqet në video, kryetari ka thirrur në zyrë nënkryetarin dhe unë kam biseduar me të për projektin e qenëve dhe kemi shkëmbyer adresën e emailit ku unë do ja nisja në format elektronik projektin nënkryetarit i cili quhej Granit”.