Detaje të reja zbardhen për ngjarjen tragjike në Durrës, ku një 82-vjeçar u gjet i maskruar me thikë e sende të forta në banesën e tij. Policia ka arrestuar autorin e krimit, komshiun e të moshuariti, i cili e ka pranuar autorësinë.
Ai ka treguar dinamikën e ngjarjes dhe mënyrën se si e ka goditur për vdekje 82-vjeçarin. Ai thotë se viktima i kishte borxhe dhe madje e kishte ofenduar, ndaj në këto kushte, ai ka ndërmarrë aktin kriminal.
“Po unë e vrava Paulinin. Me kishte 200 mije lekë borxh, e pashë dje qe po dilte nga shtëpia nga kati I 5 ku unë banoj te sheshpushimi i shkollave. I thashë hajde flasim për atë borxhin që me ke se me duhen lekët për viti e ri. U futëm të shtëpia e tij. Debatuam aty dhe me tha nuk kam lekë. Me ofendoi, me tha drogaxhi. Aty e humba qetësinë, u përleshem afro 1 orë. Ai donte të me godiste me çekiç, unë gjeta një thikë e qëllova disa herë. Pastaj e qëllova edhe disa here me çekiç derisa ngeli i shtrirë në toke. Me pas mora thikat dhe çekiçin dhe i dërgova në shtëpinë time. Kur dola mbyllja edhe derën e jashtme te tij me çelës. Shkova ne shtëpi fsheha thikat dhe çekiçin, ndërrova edhe rrobat e gjakosura dhe me pas ne gjendje te renduar psikologjike ika edhe nga shtëpia unë nga frika e policisë.”, tha ai.