“E ke në gen të derdhësh gjak”, debate me tone të forta në Kuvend mes Berishës dhe ministres Koçiu

Vijojnë tensionet në seancën e sotme plenare, ku kreu i Partisë Demokratike debatoi me Ministren e Brendshme, Albana Koçiu, në lidhje me protestën e 10 shkurtit dhe lëndimin e disa efektivëve.

Berisha u shpreh se gjatë protestës nuk u lënduar asnjë polic, por Koçiu në replikë tha se kryedemokrati është një gënjeshtar patologjik.

Ajo akuzoi Berishës se efektivët u lënduan me urdhër të Berishës, ndërsa shtoi se “shpirtrave të vrarë dhe të dhunuarve nuk u shpëton dot”.

“Këta janë mashtrues dhe për Edi Ramën janë në gjendje të bëjnë #do deklaratë dhe mashtrim. Janë në gjendje të pështyjnë mbi veten e tyre. Asnjë polic I plagosur. Shkova në urgjencë. Kishin dhënë komunikatën se janë 17 policë. Asnjë. Nxirrni një të plagosur, nxirrni një gërvishtje…përkundrazi I gjuajtët me plumba gome në kokë, kurse të rinjtë janë tmerri juaj, prisni se është fillimi ata do ju groposin ju…Prisni zemërimin e tyre do merrni atë që meritoni nga rinjtë. Çfarë është kjo urrejtje? Keni mbushur qelitë me adoleshentë, ju urrejnë. RInia shqiptare është zgjuar dhe do t’ju fshijë ju sepse ju qëndroni në themelin e varfërimit të tyre”, tha Berisha.

“Gënjeshtar patologjik, e ke në gen të derdhësh gjak”, iu drejtua Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, kryedemokratit Sali Berisha, duke thënë se ky i fundit shkoi në spital dhe nuk i takoi policët.

Berisha iu përgjigj sërish Koçiut, duke shtuar se “Gojëpërdalurave nuk duhet tu përgjigjesh kurrë”.

Gojëpërdalurave nuk duhet tu përgjigjesh kurrë. Nuk i them turp se turpërohet fjala turp me të. Asnjë polic i lënduar dhe plagosur në spitalin e urgjencës, përkundrazi protestues paqësore në lule të ballit me plumb gome që mund të shpojë kafkën. Ju mor për të mbrojtur lubitë tuaja, kryehajdutin Edi Rama. Urdhëroni si thotë zonja adresë, se ai vetë i ka thënë je vetëm për adresa, fatin e atij do pësosh edhe ti, të atij Hoxhaj që foli. Ju mos bëni mbrojtjen e krimit, jeni skllevër. SI ndihesh e gënjen, trego, turp të kesh, plagët kanë fotografi, kanë emra, cilët janë, nxirrini? Dhe shkojnë dhe rrahin në komisariat…Mos i prekni me dorë nxënësit, mos revoltoni rininë, se ajo pastaj nuk njeh kufi. Respektojeni, ajo protestoi në mënyrë dinjitoze, paqësore, kryengritja jonë është paqësore. Hajduti ndiqet deri në vrimën e fundit, nuk kursehet, ju po mbroni hajdutët”, tha Berisha.