“E kanë torturuar, mund të mos jetë gjallë”, i zhdukur prej 8 ditësh në kufirin serbo-kroat, një grua serbe përgjigjet nga telefoni i Leo Roçit

Leo Roçi, i riu shqiptar nga Dibra, rezulton i zhdukur pa asnjë gjurmë prej 10 ditësh, teksa për herë të fundit ka kontaktuar me të afërmit në 21 Maj në doganën serbo-kroate.

Babai i tij tregoi se i biri është nisur në 19 maj me autobusin e linjës Durrës-Prishtinë, teksa në kryeqytetin e Kosovës ka fjetur një natë në hotel. Të nesërmen është nisur me taksi për në Serbi nga dogana e Merdarës, ku ka arritur në autobusin që nisej për në Beograd.

Nga Beogradi ka marrë një taksi tjetër për të shkuar në pikën kufitare Serbi – Kroaci, ku ka komunikuar edhe për herë të fundit me dajën e tij, të cilit i ka thënë se ku ishte.

Babai i Leos tregon se për 15 orë telefoni i tij ka qenë i ndezur, por asnjë nuk është përgjigjur. Më pas telefoni ka qëndruar i fikur për 2 ditë, derisa pas 2 ditëve është ndezur dhe telefonatës i është përgjigjur një grua serbe.

Ajo u ka thënë se djalin e kanë torturuar, por pa i thënë se ku është i riu. Në një telefonatë tjetër, gruaja është shprehur se Leo Roçi edhe mund të mos jetë gjallë.

Familjarët e tij ngrenë dyshime për diçka të keqe që mund t’i ketë ndodhur nga persona me të cilët ka qenë në burg