Studentët e Mjekësisë kanë dalë në protestë kundër projektligjit të qeverisë, i cili i ndalon të ikin jashtë vendit, pasi nuk e marrin dot diplomën nëse nuk punojnë 5 vite në Shqipëri.
Ata kanë bllokuar sot rrugën dhe po marshojnë nga Fakulteti i Mjekësisë drejt Kuvendit ndërsa paralajmërojnë se do të bojkotojnë vitin arsimor.
“Bashkohuni me ne!”, “E duam Mjekësinë si gjithë Europa” dhe “Anuloni vendimin, zero kompromis!”, ishin vetëm disa nga thirrjet e studentëve.
Një nga studentët është shprehur për mediat:
“Dje ka dalë një vendim absurd dhe marrëzi e radhës që bie ndesh me të drejtat kushtetuese dhe të drejtat themelore njeriut. Na privohet e drejta e lirisë lëvizjes për punësim ose rritje profesionale. sipas tyre ose paguani gjobën pse firmën që për ne është absurditet që kurrsesi nuk mund të pranohet.
Ne duam të qëndrojmë në Shqipëri. Thirrja jonë nuk është për t’u larguar, por për të përmirësuar kushtet dhe investime në infrastrukturën dhe shumëçka që sistemi ynë ka nevojë. Ajo që duam është që qytetarëve t’u ofrohet një trajtim sa më i denjë dhe shërbim cilësor. Thirrja jonë nuk është për t’u largua kjo po keqinterperetohet e keqpërdoret nga ata që duan ta përdorin për qëllimet e tyre. Thirrja jonë është; që mos i detyroni mjekët, kurrsesi nuk mund të vendosen masa detyrurese. Vendimi është antikushtetues dhe i njëanshëm”.