Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda ka urdhëruar pezullimin nga detyra të dy punonjësve të policisë rrugore.
Ky vendim ka ardhur pas publikimit të pamjeve ku njëri prej tyre dyshohet se ka pranuar para nga një qytetar gjatë kontrollit të dokumentacionit të automjetit.
“Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë sapo u njoh me një video të publikuar në faqen zyrtare të emisionit investigativ, në të cilën shfaqet një patrullë policie, ku një prej punonjësve dyshohet se ka pranuar një kartëmonedhë nga një qytetar gjatë kontrollit të dokumentacionit të automjetit, menjëherë ka urdhëruar pezullimin nga detyra të dy punonjësve të Policisë, konkretisht Inspektor M. T, dhe Inspektor Sh. M., me detyrë oficerë të Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.5.”, thekson policia.
Në lidhje me rastin, Proda ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale për të nisur procedurat disiplinore ndaj punonjësve të Policisë për shkelje të rëndë.
Ndërkohë, është njoftuar për rastin dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, e cila ka nisur veprimet hetimore.