Drejtuesja e Korporatës së Investimeve, Elira Kokona ëhstë thirrur për tu marrë në pyetje nga Prokuroria e Tiranës.
Burime për mediat bëjnë me dije se është prokurori Dritan Nushi që ka firmosur fletë-thirrjen për Kokonën, e cila do të merret në pyetje në lidhje me një kallëzim ndaj saj.
Ajo do të pyetet në Prokurori në cilësinë e personit që ka dijeni.
Ndërkohë bashkë me Kokonën, do të merren në pyetje edhe disa persona të tjerë, si: Ermal Nufi, zëvendës shef i kabinetit të kryeministrit Rama, Enkelejd Musabelliu, Kastriot Gurra, dhe Enkelejda Muça.
Mësohet se ata do të merren në pyetje pas një kallëzimi të bërë nga shtetasi Thanas Biqiku.