Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për disa prej të pandehurve të dosjes “Metamorfoza”, pjesë e së cilës është edhe ish-shefi i krimeve, Dedan Gjoni.
Në total, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 69 vite burg për të gjashtë të pandehurit.
Ata akuzohen për sigurim kushtesh për të kryer vrasjen e vëllezërve Edmond dhe Arben Nela, si dhe për trafikimin e një sasie kokaine nga vendet e Amerikës Latine drejt atyre të Bashkimit Europian.
Pretenca e SPAK
Ismail Zeneli – 15 vite burg / gjykim i shkurtuar: 10 vite burg
Dedan Gjoni – 13 vite burg / gjykim i shkurtuar: 8 vite e 4 muaj burg
Bujar Gërmizi – 10 vite burg / gjykim i shkurtuar: 6 vite e 8 muaj burg
Adrian Cenaj – 7 vite burg / gjykim i shkurtuar: 4 vite e 8 muaj burg
Besmir Murtati – 12 vite burg / gjykim i shkurtuar: 8 vite burg
Albert Prenga – 12 vite burg / gjykim i shkurtuar: 8 vite burg