Gazetari Fatos Mahmutaj është paraqitur sot në SPAK ku është marrë në pyetje në lidhje me dosjen CEZ-DIA.
Ai u mor në pyetje në lidhje me një intervistë që i ka marrë bashkëshortes së Kastriot Ismailajt, pronar i Kompanisë DIA i vetmi i dënuar për këtë aferë.
Afera CEZ-DIA i shkaktoi shtetit 414 milionë euro dëm. Në lidhje me këtë dosje është marrë 2 herë në pyetje dhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta.
Në nëntor të 2023-it, ai qëndroi për mbi 2 orë përballë hetuesve, teksa për mediat tha se nuk ka favorizuar askënd dhe s’ka asnjë firmë të Ilir Metës për këtë marrëveshje.
“Dua të theksoj se asnjë akt, shkresë, dokument, nga ana e Ilir Metës në pozitat e tij, në interes të askujt. Kjo është çështje që diktohet politikisht nga Rama për të shmangur vëmendjen e tij nga skandalet e përditshme dhe për të spostuar vëmendjen në thashetheme që janë të 14 apo 15 vite më parë” .