Një 26-vjeçar nga Hasi ka humbur kontaktet me famijen. Ai doli për gjueti të dielën në malin e Pashtrikut.
Forcat e Kërkim-Shpëtimit të Kosovës në bashkëpunim me policinë e Hasit po bëjnë kërkimet në zonë.
I riu ka kaluar natën në mal, ku rreth mesnatës ka telefonuar për ndihmë familjarët e tij. Aktualisht po vijojnë kërkimet në zonë për lokalizimin dhe gjetjen e tij.