Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako është arrestuar ditën e sotme me urdhër të SPAK, pasi akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me një pallat të ndërtuar në qendër të qytetit të Durrësit, godinë e cila pësoi dëme të mëdha nga tërmeti i 2019-ës.
Ditar.al ka siguruar ekskluzivisht dokumentin e kallëzimit që futi në burg Dakon, ku shihet se së bashku me të e kallëzuar është edhe kryatarja aktuale e bashkisë, Emirjana Sako. Kallëzimi ëhstë bërë nga disa banorë të pallatit të dëmtuar nga tërmeti.
Prokurori Sotir Kllapi ka kërkuar “arrest me burg” për Dakon, kërkesë që është pranuar nga gjykata. Nga 10 urdhërarreste të lëshuara janë 7 arreste me burg, përfshi dhe ish kryebashkiakun e Durrësit, ndërsa për 3 gra është firmosur “arrest shtëpie”.
Të akuzuarit në dosjen e SPAK:
Vangjush Dako, arrest me burg
Adhurim Qehajaj, arrest me burg
Armal Lama, arrest me burg
Fatmir Ejupi, Arrest me burg
Adrian Bulku, arrest me burg
Fiqiri Farruku, Arrest me burg
Adnand Toccila, arrest me burg
Meri Semini, arrest në shtëpi
Firzilet Hajdëri, arrest në shtëpi
Diana Dedja, arrest në shtëpi
Kallëzimi kundër Vangjush Dakos:
Pallati i dëmtuar nga tërmeti: