Një skandal ku ishin të përfshirë mjekë dhe specialistë të Onkologjikut në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë është zbardhur nga prokuroria e Tiranës, të cilët në vend që tu jepnin shërbim pacientëve i dërgonin ata drejt spitaleve private, me qëllim përfitimin ekonomik.
Në dosjen e Prokurorisë, janë zbardhur edhe përgjimet e stafit të Onkologjikut, mjekëve dhe familjarëve të të sëmurëve me tumor.
Janë disa raste ku mjeket e Onkologjikut kanë abuzuar me detyrën e tyre, të faktuar edhe përmes bisedave që kanë zhvilluar mes tyre.
Pjesë nga dosja:
Në datën 27.12.2023 në orën 13:16 bëhet biseda me sms si më poshtë vijon me nr.e telefonit 069******* ku thuhet si më poshtë vijon:
– Çkemi Afrim si kalon. Pacientja F.C., nuk eshte paraqitur ne farmaci.
-Mire si je ti Mirjana,ok. Ka ikur ajo.
-Ok mos e njofto. Do i shkruaj nuk u paraqit.
Në datën 20.12.2023 në orën 08:49 ka një telefonatë me nr. 069******* ku I thotë:
Afrimi: Ckemi Flora.
Flora: si do bejme me ate doktoreshen që më sjell verdalle se une kafen ja dhashe
Afrimi: Po ska gje mo se dje thjesht kishte ikur me heret.
Në datën 15.12.2023 në orën 12:57 I ben sms nr.i telefonit 069******* ku I thote:
-Ckemi Afrim si kalon. Te lutem pacientet V.SH., F.E., dhe B.N., urgjent ne farmaci
Në datën 15.02.2024 në orën 10:22 e telefonon nr.telefonit 069******* si më poshtë:
Nr.telefonit: ILDA CANI E KA EMRIN CARE TE TE JAPI MERI
Afrimi: Ku është ajo tani?
Nr.telefonit: Se di ja ti them.
Në përgjime është edhe një bisedë mes kryeinfermierit Afrim Ruçi dhe bashkëshortit të një pacienteje, me këtë të fundit që kërkon të marrë shërbim përpara datës së caktuar.
Qytetari: Afrim përshëndetje, unë jam ai i shoqi asaj B. që diskutonim ato muhabetet. Mos më gjen ndonjë mundësi si t’ia bëjmë sot se unë e kam javore atë kimon, për nder se jam në hall. S’më ndihmon dot me një kështu se ajo e ka javore ia kemi blerë sa qimet e kokës dhe të pres datën 05 unë.
Afrim: Ja të them për pak se jam tek Pediatria me çunin.
Qytetari: Mirë më thuaj se jam gati të nisem direkt.
Masat e sigurisë “arrest shtëpie” dhe “detyrim paraqitje” për 7 persona:
1. Edmond Gashi (Mjek pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT) i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.penal me masën e sigurisë “Arrest shtëpie” parashikuar nga neni 237 të Kodit të Procedurës Penale.
2. Emiljano Lela (Koordinator pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT) i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” te parashikuar nga neni 248 i K.penal me masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje” parashikuar nga neni 234 të Kodit të Procedurës Penale.
3. Alketa Ymeri (Pere) (Mjeke pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT) e akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 I K.penal me masën e sigurisë ““Detyrim Paraqitje” parashikuar nga neni 234 të Kodit të Procedurës Penale.
4. Brikena Qirjazi (Zv/Drejtoreshe në QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik) e akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 I K.penal me masën e sigurisë ““Detyrim Paraqitje” parashikuar nga neni 234 të Kodit të Procedurës Penale.
5. Halil Gashi i akuzuar për veprën penale të “Fshehjes së të ardhurave” parashikuar nga neni 180/1 I K.penal me masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje” parashikuar nga neni 234 të Kodit të Procedurës Penale.
6. Florian Marku i akuzuar për veprën penale të “Tregtimi dhe transportimi I mallrave që janë kontrabandë” dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave që janë kontrabandë” të parashikuar nga nenet 178 e 179 I K.penal.
7. Është bërë sekuestrimi i klinikës mjekësore “Megis” dhe i është komunikuar që nuk duhet të ushtrojë aktivitetin deri në një moment të dytë.
8.Për shtetasen Drilona Kishta për të cilën ishte vendosur masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje” e akuzuar për veprën penale “Shpërdorim Detyre” parashikuar nga neni 248 i K.Penal nuk është bërë ekzekutimi i vendimit penal pasi kjo shtetase ka qenë jashtë shtetit dhe është vendosur njoftim në kufi.