Dogjën karriget jashtë Kuvendit dhe krijuan trazira, Policia e Tiranës çon në SPAK 23 deputetë të opozitës

Policia e Tiranës ka referuar në SPAK materialet në ngarkim të 23 deputetëve të opozitës, pas ngjarjeve të dhunshme që ndodhen dje brenda dhe jashtë Kuvendit. Mes tyre janë 20 deputetë të PD, Monika Kryemadhi, Erisa Xhixho nga Partia e Lirisë dhe Vangjel Dule nga PBDNJ.

Flamur Noka akuzohet për “Shkatërrimi të pronës me zjarr” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”, parashikuar nga nenet 151 dhe 237 të Kodit Penal;

Gazment Bardhi, akuzohet për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 237 të Kodit Penal;

Bledion Nallbati, akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” parashikuar nga nenet 151 i Kodit Penal;

Gjithashtu materialet janë referuar edhe për deputetët e tjerë të opozitës, të akuzuar për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal.

Policia njofton se këta deputetë kanë kryer veprime të dhunshme duke dëmtuar foltoren e Kuvendit, kanë thyer një karrige dhe kanë hedhur në drejtim të Kryetares së Kuvendit dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar, sende të forta (pjesë të karriges së thyer). Gjithashtu, sqaron policia, kanë djegur disa karrige, në ambientet e jashtme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ngarkim të shtetasve:

– Flamur Noka., 53 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”, parashikuar nga nenet 151 dhe 237 të Kodit Penal;

– Gazmend Bardhi, 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 237 të Kodit Penal;

– Bledjon Nallbati, 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” parashikuar nga nenet 151 i Kodit Penal;

– Dhurata Çupi, 51 vjeçe, 
– Flamur Hoxha, 56 vjeç,
– Xhelal Mëziu., 57 vjeç,
– Lefter Gështënja., 52 vjeç, 
– Agron Gjekmarkaj, 50 vje
-Ina Zhupa, 37 vjeçe, 
– Lindita Metaliaj, 47 vjeçe, 
– Dashnor Sula, 59 vjeç, 
– Luan Baçi, 61 vjeç, 
– Lodovik Hasani, 57 vjeç, 
– Asllan Dogjani, 57 vjeç, 
– Edi Paloka., 51 vjeç, 
– Erisa Xhixho., 39 vjeçe, 
-Saimir Korreshi, 40 vjeçe, 
– S.K., 43 vjeç,
– Edmond Spaho, 66 vjeç, 
– Kasem Mahmutaj, 62 vjeç, 
– Vangjel Dule , 56 vjeç, 
– Monika Kryemadhi, 50 vjeçe;
– Isuf Çela, 60 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal.

Ditën e djeshme, gjatë zhvillimit së seancës plenare, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, këta shtetas (deputetë në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë) kanë kryer veprime të dhunshme duke dëmtuar foltoren e Kuvendit, kanë thyer një karrike dhe kanë hedhur në drejtim të Kryetares së Kuvendit dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar, sende të forta (pjesë të karriges së thyer). Gjithashtu kanë djegur disa karrige, në ambientet e jashtme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë.