Do të njihen me masën e sigurisë, nesër mbahet seanca në Gjykatën e Posaçme për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhi

Ish-presidenti Ilir Meta do të dalë nesër në orën nëntë e gjysmë para Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion, pasi u arrestua nga BKH dhe forcat e policisë ditën e djeshme.

Së bashku me të do të dalë para gjykatës edhe Monika Kryemadhi, Piro Xhixho dhe Ema Çoku.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sot, me datë 22.10.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit për personat nën hetim Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Piro Xhixho dhe Ema Çoku”.

2. Bazuar në nenin 248 pika 1 të K.Pr.Penale, seanca gjyqësore për shqyrtimin e kësaj kërkese do të zhvillohet më datë 23.10.2024 ora 09:30. Tiranë, më datë 22.10.2024 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në njoftim.