Divorci në oborrin mbretëror, Elia Zaharia shfaqet në gjykatë në seancën për zgjidhjen e martesës

Ditën e sotme është zhvilluar seanca gjyqësore e pajtimit për divorcin e Elia Zaharias dhe Princ Lekës.

Aktorja ka qenë e pranishme në sallën e gjyqit së bashku me avokaten e saj, ndërsa Princi ka dërguar vetëm avokatin.

Elia është parë duke dalë nga gjykata, ku kjo është edhe dalja e saj e parë, pas shpërndarjes së videos.

Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë marrë urdhër mbrojtje nga njëri-tjetri për dhunë në polici. Të dyja palët janë përplasur më datë 5 mars, kur princi ka shkuar tek shtëpia për të takuar vajzën e tyre të mitur.

Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë një vajzë nga martesa e tyre, ndërkohë që prej disa kohësh ata jetojnë të ndarë dhe kanë nisur procesin e divorcit.