Këtë të shtunë do të mbahet protesta e 42-të ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit, Edi Rama.
Organizatorët kanë njoftuar se në tubimin e sotëm do t’u bashkohen edhe shqiptarë nga diaspora, të cilët prej kohësh janë përfshirë në mbështetje të kësaj kauze.
Ashtu si çdo ditë, qytetarët mblidhen në sheshin Skënderbej dhe më pas vijojnë me marshimin e tyre drejt Kryeministrisë, me pankarta dhe thirrje: “Rama jep dorëheqjen”; “Rama në burg, Berisha në burg”.
Ndërkohë fincancimi prej 4 milionë euro nga fondi i emergjencës që qeveria shqiptare dha për koncertin e Kanye Ëest, ka rritur edhe më shumë zemërimin e qytetarëve, të cilët kanë deklaruar se ato para duhej të shpenzoheshin për shëndetësinë, arsimin apo fusha të tjera.
Lidhur me protestat në Tiranë kanë shkruar edhe mediat më prestigjoze në botë, duke transmetuar edhe pamjet live të tubimit para Kryeministrisë.