Këtë të premte e ngarkuara me punë e SHBA-ve në Tiranë, Nancy Vanhorn, zhvilloi një vizitë ‘blic’ në zyrën e kryeministrit Edi Rama.
Takimi vjen një ditë pas certifikimit të rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit nga Komisioni Rregullator dhe në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar.
Vizia e diplomates amerikane zhvillohet gjithashtu në një moment kur pritet shpallja e kabinetit të ri qeveritar nga kryeministri Rama.
Mediat kanë raportur se 11 shtatori është data, e cila qarkullon më së shumti për mbajtjen e Asamblesë së Partisë Socialiste ku do prezantohet dhe ekipi i kabinetit ‘Rama 4’.
Megjithatë mbetet ende e pa konfirmuar zyrtarisht pasi anëtarët e Asamblesë nuk kanë marrë një komunikim zyrtar për datën e mbledhjes.