Një banesë në afërsi të Pazarit të Ri është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të enjteje. Zjarri ka rënë në banesën me dy kate që është në pronësi të familjes së Selman Stërmasit.
Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale, nuk ka të lënduar.
Nuk dihen ende shkaqet e këtij zjarri, kurse dëmet materiale janë të konsiderueshme. Dyshohet se flakët kanë dëmtuar edhe disa banesa përreth.
Ndërkohë po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Nga policia nuk ka ende një njoftim zyrtar për zjarrin.