Dhunohet nga disa persona efektivi i policisë në Tiranë, shpallen në kërkim autorët

Një punonjës policie dhe shoku i tij janë dhunuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën “Besim Alla” në kryeqytet.

Policia bën me dije se shtetasit B. B., dhe B. B., në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, dyshohet se kanë goditur shtetasit E. F., (punonjës policie), B. F., dhe automjetin e tyre.

Gjatë konfliktit, efektivit të policisë i ka rënë arma e shërbimit, e cila është gjetur më pas në vendngjarje. Efektivi dhe shoku i tij ndodhen në spital, jahstë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 02.09.2023 rreth orëve të para të mëngjesit, në rrugën “Besim Alla”, gjatë një konflikti për rrethana ende të paqarta, shtetasit B. B., dhe B. B., në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, dyshohet se kanë goditur shtetasit E. F., (punonjës policie), B. F., dhe automjetin e tyre.

Gjatë konfliktit, shtetasit E. F., i ka renë arma e shërbimit në tokë, e cila është gjetur më pas në vendngjarje.

Si pasojë shtetasit E. F., dhe B. F., janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit, dhe identifikimin e kapjen e personave të tjerë të përshfirë.